Zhvillimi i Politikave dhe Qeverisja Ekonomike
Zhvillimi i Politikave dhe Qeverisja Ekonomike
Nga analizat më të gjera të politikave ekonomike deri te projektet e asistences teknike per administratën publike dhe vlerësimi i ndikimeve të politikave të propozuara, ne u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje rigoroze por të zbatueshme për të trajtuar nevojat e tyre më urgjente zhvillimore.
Asnjë firmë tjetër konsulence nuk ka një bazë të thellë të ekspertizës dhe njohurive të brendshme për t’iu përgjigjur me shpejtësi nevojave në ndryshim të klientëve tanë.
Asnjë firmë tjetër konsulence nuk ka një bazë të thellë të ekspertizës dhe njohurive të brendshme për t’iu përgjigjur me shpejtësi nevojave në ndryshim të klientëve tanë.
Shërbimet kryesore
1.
Analiza Ekonomike
2.
Menaxhimi i Financave Publike
3.
Vlerësimi i Ndikimit të Buxhetit
4.
Formulimi dhe reformimi i politikave ekonomike
5.
Tregu i Punës
6.
Reforma Regullatore
7.
Analiza Sektorale
8.
Ngritja e Kapaciteteave
REX Consulting Group vepron si një partner lokal i Ekipit Ekonomik Gjerman (GET), ku ofrojmë shërbime analitike për këshillimin e politikave, veçanërisht hartimin dhe bashkë-hartimin e dokumenteve të politikave për nevojat qeveritare, dhe kërkesat e projektit si dokumente politikash, shërbime informuese dhe analiza tjera sektoriale
Projekti kishte për qëllim përgatitjen e “Perspektivës së Konkurrueshmërisë - Kapitulli i Kosovës dhe Indeksit të Politikave të NVM-ve për Ballkanin Perëndimor” (2021). REX Consulting Group ishte përgjegjës për kryerjen e hulumtimit për 17 Dimensionet të Politikave, duke përfshirë verifikimin e fakteve dhe ndërlidhjen me autoritetet lokale, si Ministria e Tregtisë, Ministria e Ekonomisë, Administrata Tatimore e Kosovës dhe shpërndarjen e dokumenteve të politikave në kontekstin e Kosovës. Procesi i vlerësimit është një mjet i vlefshëm për të nxitur kapacitetet e qeverisë në planifikimin strategjik dhe hartimin e reformave, si dhe menaxhimin e ndryshimeve.
Projekti synonte të zhvillonte një qasje të standardizuar për koston e politikave. REX Consulting Group ishte përgjegjës, mes shumë aktiviteteve, në përditësimin e manualeve për analizën e ndikimit të buxhetit, zhvillimin e një mjeti për llogaritjen e kostove të nismave të reja të politikave dhe materialeve trajnuese, si dhe ofrimin e rekomandimeve për përditësimin e Udhëzimeve Administrative.
Projekti kishte për qëllim përgatitjen e Vlerësimit Monitorues SIGMA, Kapitulli i Financave Publike të Kosovës. REX Consulting Group, i përfaqësuar nga Valmira Rexhëbeqaj, u caktua si ekspert kombëtar gjatë vlerësimit 2021 të Kosovës në fushën e: menaxhimit të financave publike, duke përfshirë prokurimin public.
Objektivi i projektit ishte t'i ofrohej një vlerësim të pavarur të performancës së sistemit të menaxhimit të financave publike dhe të identifikoheshin fushat e sistemit ku nevojitet forcimi i mëtejshëm drejt praktikave të mira ndërkombëtare. Ky vlerësim mbulon të hyrat dhe shpenzimet e qeverisë qëndrore, ku përfshihen ministritë, nën-institucionet e ministrive, agjensitë e pavarura. REX Consulting Group, ipërfaqësuar nga Valmira Rexhëbeqaj, u caktua si Eksperte e Lartë (SNKE), Drejtues në Shtyllën 1 PI 1 deri në 3 përfshirëse Shtylla 3 PI 11 dhe 12 dhe Shtylla 4 PI 14 deri në 18 përfshirëse (10).
Projekti ka për qëllim identifikimin e masave përmirësuese për dy treguesit TADAT, P2.5 “Menaxhimi efektiv i rrezikut” dhe P4.10 “Dorëzimi me kohë i Deklaratave Tatimore”, në Administratën Tatimore të Kosovës. REX Consulting Group ka ofruar ndihmë në krijimin e masave për përmirësimin e proceseve dhe aktiviteteve brenda ATK-së.
REX Consulting Group është kontraktuar për një vlerësim të një projekti dhjetëvjeçar të financuar nga Departamenti i Thesarit, nëpërmjet Zyrës së Asistencës Teknike (OTA). REX Consulting Group mbështeti Ekipin e Vlerësimit të Bixal's International në planifikimin, kryerjen dhe shkrimin e vlerësimit në përputhje me rezultatet për vlerësimin e ofruar nga Bixal dhe me politikën e vlerësimit të Departamentit të Thesarit të SHBA, Zyrës së Asistencës Teknike (OTA), si dhe standardeve etike dhe kualitative të Bixal International.
REX Consulting Group, përfaqësuar nga Valmira Rexhëbeqaj, iju kërkua të shkruante një analize ndikimi mbi krijimin dhe funksionimin e Fondi konfiskues jashte-buxhetor, duke u fokusuar në rreziqet që lidhen me një fond të tillë, avantazhet dhe disavantazhet e krijimit të tij dhe ofrimin e rekomandimeve për garancitë e kërkuara nga pikëpamja ligjore dhe financiare. Analiza e ndikimit u shoqërua edhe me një aneks me krahasimin e fondeve të ngjashme në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Bazuar në parashikimin makroekonomik të Ministrisë së Financave të Kosovës, është bërë një parashikim i përgjithshëm i të hyrave të sektorit publik. Parashikimi merr parasysh reformat e planifikuara dhe/ose të zbatuara tatimore dhe strukturore, dhe vlerësimet e ndikimit të tyre, masat e vazhdueshme për reduktimin e shpenzimeve publike (p.sh., centralizimi i shërbimeve, optimizimi i aseteve, etj.), mundësitë e huamarrjes, potenciali afatgjatë i rritjes së PBB-së dhe projeksionet e rritjes së të pagave, burimet e mundshme të investimeve ose financimit nga Bashkimi Evropian, dhe ndihmat tjera ndërkombëtare, mundësia e një qasjeje të partneritetit publik-privat (përdorimi i kapitalit privat për të sjellë ndryshime zhvillimore), vlerësime të ndikimit të rritjes dhe/ose reduktimeve të të ardhurave në të ardhurat dhe/ose shpenzimet tatimore.
Previous
Next