Profili Kompanisë

REX Consulting Group

REX Consulting Group SH.P.K, është kompani konsulence që merret me zhvillimin e politikave dhe menaxhimit, me ekspertizë në tri fusha të gjera.

Zhvillimi i Politikave dhe Qeverisja Ekonomike

Zhvillimi i Sektorit Privat

Hulumtimi dhe vlerësimi i projekteve

Zhvillimi i Politikave dhe Qeverisja Ekonomike

Nga analizat më të gjera të politikave ekonomike deri te projektet e asistences teknike per administratën publike dhe vlerësimi i  ndikimeve të politikave të propozuara, ne u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje rigoroze por të zbatueshme për të trajtuar nevojat e tyre më urgjente zhvillimore. Asnjë firmë tjetër konsulence nuk ka një bazë të thellë të ekspertizës dhe njohurive të brendshme për t’iu përgjigjur me shpejtësi nevojave në ndryshim të klientëve tanë.

REX Consulting Group vepron si partner lokal i Ekipit Ekonomik Gjerman (GET),

Publikimet

Vlerat tona

Vlerat e kompanisë sonë sillen rreth ofrimit të shërbimeve cilësore në të njëjtin nivel me qëllimet e partnerëve tanë; ne synojmë të shfaqim akte të integritetit brenda dhe jashtë kompanisë; dhe të mësojmë vazhdimisht përmes bashkëpunimit tonë aktiv me partnerë të ndryshëm.
Zhvillimi i Politikave dhe Qeverisja Ekonomike
8 shërbime kryesore 80%
Hulumtimi dhe vlerësimi i projekteve
30%
Zhvillimi i Sektorit Privat
60%

Komisioni Evropian – Joint Research Center “Hartëzimi cilësor i të dhënave për Specializimin e Mençur në Kosovë” (2021-2022)

Projekti i hartëzimit cilësor u zhvillua gjatë një periudhe nëntë mujore, gjatë të cilit u përdorën teknika të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, veçanërisht anketa dhe intervista të thelluara me përfaqësues të biznesit dhe aktorë të tjerë, duke përfshirë shoqërinë civile dhe akademinë, në pesë sektorë (1.TIK, 2. Industria Kreative, 3. Përpunimi i drurit, 4. Përpunimi i ushqimit dhe 5. Energjia e gjelbër). 

SIGMA/OECD – “Qeverisja komunale në Kosovë” (2021)

Projekti kishte për qëllim përgatitjen e raportit për SIGMA/OED në fushën e qeverisjes komunale në Kosovë. REX Consulting Group, i përfaqësuar nga Valmira Rexhëbeqaj, u caktua të përgatisë një përmbledhje të reformave prioritare kryesore, nevojave të mëtejshme për reforma, bashkëpunimit të planifikuar me donatorë dhe boshllëqeve të mundshme në fushën e qeverisjes nën-kombëtare në Kosovë.

Ekspertizat tona

Zhvillimi i Politikave dhe Qeverisja Ekonomike

Nga analizat më të gjera të politikave ekonomike deri te projektet e asistences teknike per administratën publike dhe vlerësimi i ndikimeve të politikave të propozuara

Hulumtimi dhe vlerësimi i projekteve

Duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes dhe analizës së të dhënave, si cilësore ashtu edhe sasiore, REX Consulting Group ofron një gamë të gjerë shërbimesh kërkimore dhe vlerësimesh të projekteve

Zhvillimmi i sektorit privat

REX Consulting ndihmon bizneset të rriten përmes një sërë aktivitetesh të zhvillimit të sektorit privat. Nga zhvillimi strategjik dhe financiar i nivelit të lartë deri te asistenca në nivel të firmës

Newsletter

Qëndroni të përditësuar për projektet tona rregullisht

Hulumtimi dhe vlerësimi i projekteve

Duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes dhe analizës së të dhënave, si cilësore ashtu edhe sasiore, REX Consulting Group ofron një gamë të gjerë shërbimesh kërkimore dhe vlerësimesh të projekteve, duke përfshirë vlerësimet e ekonomisë së tregut, vlerësimet bazë(baseline) dhe përfundimtare (endline), hartëzimin e të dhënave dhe shërbime të tjera.

Valmira Rexhëbeqaj është Drejtoreshë Menaxhuese dhe Themeluese e Rex Consulting Group. Ajo ka përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, funksionimin e institucioneve publike, menaxhimin e financave publike dhe në hulumtim dhe formulimin e politikave. Ajo ka mbajtur poste ekzekutive në Ministrinë e Financave dhe në një kompani lokale konsulence. Valmira ka pasur përvojë në projektet e vlerësimit rajonal dhe përvojë të gjerë në koordinimin dhe këshillimin për planifikimin strategjik kombëtar, reformat e politikave ekonomike dhe vlerësimet e politikave. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka punuar ngushtë me organizata ndërkombëtare dhe institucione vendore në fusha të ndryshme si financat publike, planifikimi strategjik, projektet të ndryshme hulumtuese, zhvillim të sektorit privat, etj. Aktualisht, ajo menaxhon shumë projekte hulumtuese dhe politikash në Rex Consulting Group.

Alketa Buçaj është Ekonomiste e Lartë me 10 vjet përvojë profesionale në hulumtime ekonomike, analizë të politikave, planifikim strategjik dhe këshillim për politika zhvillimore. Ekspertiza e saj përfshin analizën makroekonomike, hulumtimin e tregut, vlerësimin e zinxhirëve të vlerës dhe zhvillimin e sektorit privat.

Ajo ka përvojë të gjerë në përgatitjen e dokumenteve të politikave ekonomike të nivelit të lartë, në kryerjen e hulumtimeve sasiore dhe cilësore, si dhe në mbështetjen e formulimit të politikave të bazuara në dëshmi dhe të kornizave strategjike të zhvillimit. Përvoja e saj profesionale përfshin përvojë në nivel të lartë në analizën e politikave ekonomike brenda Ministrisë së Financave, si dhe angazhime këshilluese në kuadër të German Economic Team dhe nisma të tjera të financuara ndërkombëtarisht.

Në REX Consulting Group, ajo kontribuon në dizajnimin dhe zbatimin e angazhimeve komplekse hulumtuese dhe këshilluese, përfshirë vlerësime sektoriale, studime të tregut, analiza të zinxhirëve të vlerës dhe projekte për zhvillimin e politikave. Ajo gjithashtu ka përvojë të konsiderueshme në vlerësimin e programeve dhe projekteve zhvillimore duke përdorur kriteret e vlerësimit OECD DAC, duke vlerësuar relevancën, koherencën, efektivitetin, efikasitetin, ndikimin dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Ekspertiza e saj teknike përfshin metodologjinë e hulumtimit, dizajnimin e anketave, analizën statistikore dhe interpretimin e të dhënave komplekse ekonomike për të informuar rekomandimet e politikave dhe vendimmarrjen strategjike.

Berat Abdiu është Ekonomist i Lartë me mbi 20 vjet përvojë profesionale në programe zhvillimore të financuara nga donatorët, menaxhim projektesh, hulumtime ekonomike dhe shërbime këshilluese në mbështetje të zhvillimit të sektorit publik dhe privat.

Ai ka ekspertizë të gjerë në dizajnimin e hulumtimeve, analizën sasiore dhe cilësore të të dhënave, vlerësimin e nevojave, si dhe në monitorimin dhe vlerësimin e projekteve zhvillimore. Me më shumë se një dekadë përvojë të specializuar në metodologjinë e hulumtimit dhe analizën e të dhënave, ai ka kontribuar në angazhime të shumta që përfshijnë dizajnimin e anketave, mbledhjen e të dhënave, vlerësimet e ndikimit dhe rekomandimet e politikave të bazuara në dëshmi.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka qenë i angazhuar në planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e nismave zhvillimore të financuara nga donatorë ndërkombëtarë. Puna e tij përfshin vlerësime projektesh, vlerësime të nevojave institucionale dhe organizative, si dhe zhvillimin e kornizave të monitorimit dhe vlerësimit.

Në REX Consulting Group, ai kontribuon në hulumtime, analiza ekonomike, vlerësime projektesh dhe angazhime këshilluese për institucione publike, organizata të sektorit privat dhe partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit.

Ejona Qerimi është menaxhere e punës në terren në REX Consulting Group. Ajo ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik të Maqedonisë së Veriut dhe është në përfundim të studimeve master. Ejona ka mbi katër vjet përvojë në menaxhimin e punës në terren dhe analizën e të dhënave. Në REX Consulting ajo është përgjegjëse për mbikëqyrjen e punës në terren të anketuesve dhe për të siguruar që procesi i intervistimit/anketimit të ecë pa probleme, sipas planit të punës. Gjithashtu, ajo është përgjegjëse për përcaktimin e orarit të anketuesve dhe organizimin e afatit kohor të punës në terren. Për më tepër, në shumë raste ajo i bashkohet anketuesve në punën e tyre, në mënyrë që të veprojë si organ për sigurimin e cilësisë.