Profili Kompanisë

REX Consulting Group

REX Consulting Group SH.P.K, është kompani konsulence që merret me zhvillimin e politikave dhe menaxhimit, me ekspertizë në tri fusha të gjera.

Zhvillimi i Politikave dhe Qeverisja Ekonomike

Zhvillimi i Sektorit Privat

Hulumtimi dhe vlerësimi i projekteve

Zhvillimi i Politikave dhe Qeverisja Ekonomike

Nga analizat më të gjera të politikave ekonomike deri te projektet e asistences teknike per administratën publike dhe vlerësimi i  ndikimeve të politikave të propozuara, ne u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje rigoroze por të zbatueshme për të trajtuar nevojat e tyre më urgjente zhvillimore. Asnjë firmë tjetër konsulence nuk ka një bazë të thellë të ekspertizës dhe njohurive të brendshme për t’iu përgjigjur me shpejtësi nevojave në ndryshim të klientëve tanë.

REX Consulting Group vepron si partner lokal i Ekipit Ekonomik Gjerman (GET),

Vlerat tona

Vlerat e kompanisë sonë sillen rreth ofrimit të shërbimeve cilësore në të njëjtin nivel me qëllimet e partnerëve tanë; ne synojmë të shfaqim akte të integritetit brenda dhe jashtë kompanisë; dhe të mësojmë vazhdimisht përmes bashkëpunimit tonë aktiv me partnerë të ndryshëm.
Zhvillimi i Politikave dhe Qeverisja Ekonomike
8 shërbime kryesore 80%
Hulumtimi dhe vlerësimi i projekteve
30%
Zhvillimi i Sektorit Privat
60%

Komisioni Evropian – Joint Research Center “Hartëzimi cilësor i të dhënave për Specializimin e Mençur në Kosovë” (2021-2022)

Projekti i hartëzimit cilësor u zhvillua gjatë një periudhe nëntë mujore, gjatë të cilit u përdorën teknika të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, veçanërisht anketa dhe intervista të thelluara me përfaqësues të biznesit dhe aktorë të tjerë, duke përfshirë shoqërinë civile dhe akademinë, në pesë sektorë (1.TIK, 2. Industria Kreative, 3. Përpunimi i drurit, 4. Përpunimi i ushqimit dhe 5. Energjia e gjelbër). 

SIGMA/OECD – “Qeverisja komunale në Kosovë” (2021)

Projekti kishte për qëllim përgatitjen e raportit për SIGMA/OED në fushën e qeverisjes komunale në Kosovë. REX Consulting Group, i përfaqësuar nga Valmira Rexhëbeqaj, u caktua të përgatisë një përmbledhje të reformave prioritare kryesore, nevojave të mëtejshme për reforma, bashkëpunimit të planifikuar me donatorë dhe boshllëqeve të mundshme në fushën e qeverisjes nën-kombëtare në Kosovë.

Ekspertizat tona

Zhvillimi i Politikave dhe Qeverisja Ekonomike

Nga analizat më të gjera të politikave ekonomike deri te projektet e asistences teknike per administratën publike dhe vlerësimi i ndikimeve të politikave të propozuara

Hulumtimi dhe vlerësimi i projekteve

Duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes dhe analizës së të dhënave, si cilësore ashtu edhe sasiore, REX Consulting Group ofron një gamë të gjerë shërbimesh kërkimore dhe vlerësimesh të projekteve

Zhvillimmi i sektorit privat

REX Consulting ndihmon bizneset të rriten përmes një sërë aktivitetesh të zhvillimit të sektorit privat. Nga zhvillimi strategjik dhe financiar i nivelit të lartë deri te asistenca në nivel të firmës

Newsletter

Qëndroni të përditësuar për projektet tona rregullisht

Hulumtimi dhe vlerësimi i projekteve

Duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes dhe analizës së të dhënave, si cilësore ashtu edhe sasiore, REX Consulting Group ofron një gamë të gjerë shërbimesh kërkimore dhe vlerësimesh të projekteve, duke përfshirë vlerësimet e ekonomisë së tregut, vlerësimet bazë(baseline) dhe përfundimtare (endline), hartëzimin e të dhënave dhe shërbime të tjera.

Valmira Rexhëbeqaj është Drejtoreshë Menaxhuese dhe Themeluese e Rex Consulting Group. Ajo ka përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, funksionimin e institucioneve publike, menaxhimin e financave publike dhe në hulumtim dhe formulimin e politikave. Ajo ka mbajtur poste ekzekutive në Ministrinë e Financave dhe në një kompani lokale konsulence. Valmira ka pasur përvojë në projektet e vlerësimit rajonal dhe përvojë të gjerë në koordinimin dhe këshillimin për planifikimin strategjik kombëtar, reformat e politikave ekonomike dhe vlerësimet e politikave. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka punuar ngushtë me organizata ndërkombëtare dhe institucione vendore në fusha të ndryshme si financat publike, planifikimi strategjik, projektet të ndryshme hulumtuese, zhvillim të sektorit privat, etj. Aktualisht, ajo menaxhon shumë projekte hulumtuese dhe politikash në Rex Consulting Group.

Alketa Buçaj është Ekonomiste. Ajo është kandidat për Ph.D. në Ekonomi Kuantitative dhe ekonometri. Alketa, ka përvojë me mbi pesë vjet në analizën e të dhënave, zhvillimin e politikave ekonomike dhe hulumtim shkencor. Ajo ka pasur përvojë të nivelit të lartë në Politikat Ekonomike dhe Analiza duke përfshirë pozitat qeveritare në MF. Ajo ka njohuri të gjera në identifikimin, analizimin dhe interpretimin e grupeve të mëdha të të dhënave, duke përdorur Excel, SPSS, R dhe Evieës. Në angazhimin e saj me REX Consulting Group, ajo ka arritur mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore, hartimin e metodologjive të projektit, hartimin e pyetësorëve dhe zhvillimin e raporteve analitike. Për më tepër, znj. Buçaj është e angazhuar në projekte të shumta duke ofruar këshilla mbi politikat dhe duke kryer analiza mbi tema të ndryshme ekonomike në kuadër të projektit të Ekipit Ekonomik Gjerman.

Berat Abdiu ka mbi pesëmbëdhjetë vjet përvojë me projekte të financuara nga donatorët dhe menaxhimin e projekteve që synojnë zhvillimin e sektorit privat dhe atij publik. Për më tepër, ai është shumë kompetent, me më shumë se shtatë (7) vjet përvojë, në lidhje me hartimin e hulumtimit dhe analizën e të dhënave. Ai gjithashtu ka qenë i angazhuar në Vlerësimin e Projekteve dhe Vlerësimin e Nevojave, Planifikimin dhe Zbatimin e Monitorimit dhe Vlerësimit të Projekteve, dhe Planifikimin e Anketave, Metodologjinë dhe Zbatimin në projekte të ndryshme të financuara nga donatorët. Ai ka përvojë të gjerë si konsulent si për institucione private ashtu edhe për ato publike.
Besnik Livoreka është i angazhuar si konsulent i jashtëm nga Rex Consulting Group. Ai ka një përvojë të gjerë në sistemin tatimor dhe sektorin financiar në Kosovë. Ai ka doktoruar në Financa, Banka dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës.
Dëbora Haxhikadrija, mban pozitën e Hulumtueses se re, në Rex Consulting Group. Ajo është e sapodiplomuar në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit të Mitrovicës dhe fokusohet në hulumtime. Ajo ka përvojë në mbledhjen e të dhënave duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, duke përfshirë intervistat e thelluara. Për më tepër, Dëbora është e përfshirë në një sërë projektesh në kryerjen e hulumtimit mbi dokumentet ekzistuese dhe analizimin e të dhënave të mbledhura, përgatitjen e të gjitha analizave statistikore të të dhënave dhe hartimin e raportit përfundimtar së bashku me menaxherët e projektit.
Ejona Qerimi është menaxhere e punës në terren në REX Consulting Group. Ajo ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik të Maqedonisë së Veriut dhe është në përfundim të studimeve master. Ejona ka mbi katër vjet përvojë në menaxhimin e punës në terren dhe analizën e të dhënave. Në REX Consulting ajo është përgjegjëse për mbikëqyrjen e punës në terren të anketuesve dhe për të siguruar që procesi i intervistimit/anketimit të ecë pa probleme, sipas planit të punës. Gjithashtu, ajo është përgjegjëse për përcaktimin e orarit të anketuesve dhe organizimin e afatit kohor të punës në terren. Për më tepër, në shumë raste ajo i bashkohet anketuesve në punën e tyre, në mënyrë që të veprojë si organ për sigurimin e cilësisë.