REX Consulting Group si pjesë e projektit German Economic Team (GET) në bashkëpunim me partnerin e saj Berlin Economics si dhe Odën Ekonomike Gjermane, lancuan publikimin “Përmirësimi i klimës së biznesit në Kosovë – Rritja e Investimeve”.
REX Consulting Group ka përpiluar dhe finalizuar raportin kualitativ duke u bazuar në anketat me bizneset e sektorit privat, më konkretisht bizeneset që janë themeluar me kapital gjerman dhe ato që eksportojnë në Gjermani. Studimi Përimirësimi i Klimës së Biznesit ofron një pasqyrë për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset kosovare, si dhe rekomandime e udhëzime konkrete për adresimin e problemeve përkatëse.
Disa nga masat afatshkurtra të politikave janë; Rritja e efikasitetit në rimbursimin e TVSH-së; Lehtësimi dhe nxitja e instalimit të paneleve diellore; Përshpejtimi i zbatimit të reformave për mbrojtjen e të dhënave; Lehtësimi i transportit të mallrave nëpërmjet policave të sigurimit. Këto rekomandime afatshkurtra adresojnë reforma të cilat janë në proces, mirëpo është tejet e rëndësishme të përshpejtohet zbatimi i tyre në mënyrë që të shohim rezultate konkrete në përmirësimin e klimës së biznesit.
Përveç rekomandimeve afatshkurtra, studimi ofron edhe rekomandime për masa afatgjata, probleme këto më të thella dhe që kërkojnë një angazhim më të madh. Propozimet afatgjata përfshijnë; Reformimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit professional; Sigurimin e infrastrukturës së qëndrushme si dhe krijimin e një historiku pozitiv të investimeve të suksesshme në projektet
Për më shumë, mund të shkarkoni studimin në linkun në vijim: