Hulumtimi dhe vlerësimi i projekteve
Hulumtimi dhe vlerësimi i projekteve
Duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes dhe analizës së të dhënave, si cilësore ashtu edhe sasiore, REX Consulting Group ofron një gamë të gjerë shërbimesh kërkimore dhe vlerësimesh të projekteve, duke përfshirë vlerësimet e ekonomisë së tregut, vlerësimet bazë(baseline) dhe përfundimtare (endline), hartëzimin e të dhënave dhe shërbime të tjera. Ne synojmë të testojmë, kuptojmë dhe masim kompleksitetin e sfidave të klientëve tanë dhe ndikimin e sfidave në programet e tyre të zhvillimit.
Ne sigurojmë aplikimin e standardeve më të larta dhe më të përditësuara për kërkimin dhe vlerësimin e cilësisë duke përdorur mjete të fuqishme për mbledhjen e të dhënave (p.sh., Kobo Toolbox).
Shërbimet kryesore
1.
Metodat e mbledhjes së të dhënave cilësore
- Intervistat e thelluara
- Grupet e fokusit
- Rishikim i literaturës
2.
Metodat sasiore të mbledhjes së të dhënave:
- Zhvillimi i pyetësorëve
- Intervistat/anketat online, ballë për ballë dhe me telefon
3.
Vlerësimet e projekteve
Projekti kishte për qëllim përgatitjen e raportit për SIGMA/OED në fushën e qeverisjes komunale në Kosovë. REX Consulting Group, i përfaqësuar nga Valmira Rexhëbeqaj, u caktua të përgatisë një përmbledhje të reformave prioritare kryesore, nevojave të mëtejshme për reforma, bashkëpunimit të planifikuar me donatorë dhe boshllëqeve të mundshme në fushën e qeverisjes nën-kombëtare në Kosovë.
Projekti i hartëzimit cilësor u zhvillua gjatë një periudhe nëntë mujore, gjatë të cilit u përdorën teknika të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, veçanërisht anketa dhe intervista të thelluara me përfaqësues të biznesit dhe aktorë të tjerë, duke përfshirë shoqërinë civile dhe akademinë, në pesë sektorë (1.TIK, 2. Industria Kreative, 3. Përpunimi i drurit, 4. Përpunimi i ushqimit dhe 5. Energjia e gjelbër).
Pas përfundimit të suksesshëm të Vlerësimit të Hartëzimit Cilësorë për Strategjinë e Specializimit të Mençur, REX Consulting Group u kontraktua për zbatimin e fazës së dytë të procesit: Procesi i Zbulimit të Ndërrmarrësisë (EDP).
Projekti synonte të hartonte dhe të ndërmerrte trajnime për shërbimin ndaj klientit të fokusuar në rezultate për të avancuar kapacitetet e komunikimit të stafit të ATK-së, dhe për të garantuar një përvojë solide dhe të kënaqshme për secilin tatimpagues. Si pjesë e projektit u zhvilluan dy raunde me 200 intervista drejtëpërsëdrejti në shtatë qendra rajonale të ATK-së. Projekti u zbatua në konsorcium me Grupin për Zhvillimin e Biznesit (BDG). REX Consulting Group kishte për detyrë të kryente vlerësimin bazë para dhe pas moduleve të trajnimit për shërbimin ndaj klientit. Raporti bazë dhe ai përfundimtarë shtjellojnë sfondin e kërkimit, metodologjinë dhe analizën e rezultateve.
REX Consulting kishte për detyrë të kryente hulumtim mbi shkaqet që pengojnë bizneset në pronësi të grave të hyjnë në ekonominë formale, dhe ndikimin e pandemisë në po ato biznese. Projekti përbëhej nga: 1) 45 intervista të thelluara me pronare të bizneseve, duke përfshirë të gratë e reja në mbarë Kosovën në sektorët e synuar (bujqësi, tekstil dhe përpunim ushqimor); 2) Fokus grup me gra në sektorët e synuar (bujqësi, tekstil dhe përpunim ushqimor); 3) Analiza e hulumtimit nga të dhënat zyrtare statistikore.
Në bashkëpunim me Melita&Partners dhe Venture Up, programi targetonte gratë e reja sipërmarrëse, të cilat tashmë janë në aktive në sektorin e biznesit (qofshin biznese të reja apo të sapo-themeluara), duke u ofruar këshilla një-me-një për t’i ndihmuar në ndërtimin e bizneseve të suksesshme. Mentoring Ëalk pranoi se gratë e reja që kanë pasur sukses në biznes janë në pozicionin unik për të udhëhequr dhe lehtësuar të tjerët që të navigojnë me sukses përmes pengesave të ngjashme gjatë karrierës së tyre. Projekti përbëhej nga dy faza, të dyja të fokusuara në rritjen e aftësive të grave sipërmarrëse të reja përmes shkëmbimit të aftësive dhe njohurive të tyre.
Vital Voices, Mentoring Walk – “Mentorimi për vajzat sipërmarrëse” (2022)
Objektivi kryesor i hulumtimit ishte analiza e potencialit të tregut për mbledhjen e fondeve, duke përfshirë karakteristikat, performancën dhe infrastrukturën e donacioneve të donatorëve, për programin e Leadership Giving të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Metodologjia bazohej në dy anketa cilësore me palët e interesuara për mbledhjen e fondeve nga donatorët, veçanërisht kompanitë e mëdha, NVM-të, individët me të ardhura të larta, fondacionet dhe OJQ-të (mostra e synuar). Metodologjia përfshinte mbledhjen e të dhënave duke intervistuar aktorët e lartpërmendur, numri i përgjithshëm i të cilave arriti në 51 intervista të thelluara.
Studimi hulumtues do të analizojë situatën e turizmit rural në komunat e Ferizajt (Jezerc), Prizrenit (Zym- Has) dhe Rahovecit, në mënyrë që të ofrojë një raport gjithëpërfshirës të vlerësimit bazë, duke theksuar modifikimet e mundshme të treguesve për Projektin “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes”, bazuar në analizën cilësore dhe sasiore të të dhënave parësore dhe dytësore. Studimi është fokusuar në mundësitë rurale për të rinjtë dhe gratë.
Previous
Next