Valmira Rexhëbeqaj është Drejtoreshë Menaxhuese dhe Themeluese e Rex Consulting Group. Ajo ka përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, funksionimin e institucioneve publike, menaxhimin e financave publike dhe në hulumtim dhe formulimin e politikave. Ajo ka mbajtur poste ekzekutive në Ministrinë e Financave dhe në një kompani lokale konsulence. Valmira ka pasur përvojë në projektet e vlerësimit rajonal dhe përvojë të gjerë në koordinimin dhe këshillimin për planifikimin strategjik kombëtar, reformat e politikave ekonomike dhe vlerësimet e politikave. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka punuar ngushtë me organizata ndërkombëtare dhe institucione vendore në fusha të ndryshme si financat publike, planifikimi strategjik, projektet të ndryshme hulumtuese, zhvillim të sektorit privat, etj. Aktualisht, ajo menaxhon shumë projekte hulumtuese dhe politikash në Rex Consulting Group.
Alketa Buçaj është Ekonomiste. Ajo është kandidat për Ph.D. në Ekonomi Kuantitative dhe ekonometri. Alketa, ka përvojë me mbi pesë vjet në analizën e të dhënave, zhvillimin e politikave ekonomike dhe hulumtim shkencor. Ajo ka pasur përvojë të nivelit të lartë në Politikat Ekonomike dhe Analiza duke përfshirë pozitat qeveritare në MF. Ajo ka njohuri të gjera në identifikimin, analizimin dhe interpretimin e grupeve të mëdha të të dhënave, duke përdorur Excel, SPSS, R dhe Evieës. Në angazhimin e saj me REX Consulting Group, ajo ka arritur mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore, hartimin e metodologjive të projektit, hartimin e pyetësorëve dhe zhvillimin e raporteve analitike. Për më tepër, znj. Buçaj është e angazhuar në projekte të shumta duke ofruar këshilla mbi politikat dhe duke kryer analiza mbi tema të ndryshme ekonomike në kuadër të projektit të Ekipit Ekonomik Gjerman.