Valmira Rexhëbeqaj është Drejtoreshë Menaxhuese dhe Themeluese e Rex Consulting Group. Ajo ka përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, funksionimin e institucioneve publike, menaxhimin e financave publike dhe në hulumtim dhe formulimin e politikave. Ajo ka mbajtur poste ekzekutive në Ministrinë e Financave dhe në një kompani lokale konsulence. Valmira ka pasur përvojë në projektet e vlerësimit rajonal dhe përvojë të gjerë në koordinimin dhe këshillimin për planifikimin strategjik kombëtar, reformat e politikave ekonomike dhe vlerësimet e politikave. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka punuar ngushtë me organizata ndërkombëtare dhe institucione vendore në fusha të ndryshme si financat publike, planifikimi strategjik, projektet të ndryshme hulumtuese, zhvillim të sektorit privat, etj. Aktualisht, ajo menaxhon shumë projekte hulumtuese dhe politikash në Rex Consulting Group.

Alketa Buçaj është Ekonomiste. Ajo është kandidat për Ph.D. në Ekonomi Kuantitative dhe ekonometri. Alketa, ka përvojë me mbi pesë vjet në analizën e të dhënave, zhvillimin e politikave ekonomike dhe hulumtim shkencor. Ajo ka pasur përvojë të nivelit të lartë në Politikat Ekonomike dhe Analiza duke përfshirë pozitat qeveritare në MF. Ajo ka njohuri të gjera në identifikimin, analizimin dhe interpretimin e grupeve të mëdha të të dhënave, duke përdorur Excel, SPSS, R dhe Evieës. Në angazhimin e saj me REX Consulting Group, ajo ka arritur mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore, hartimin e metodologjive të projektit, hartimin e pyetësorëve dhe zhvillimin e raporteve analitike. Për më tepër, znj. Buçaj është e angazhuar në projekte të shumta duke ofruar këshilla mbi politikat dhe duke kryer analiza mbi tema të ndryshme ekonomike në kuadër të projektit të Ekipit Ekonomik Gjerman.

Berat Abdiu ka mbi pesëmbëdhjetë vjet përvojë me projekte të financuara nga donatorët dhe menaxhimin e projekteve që synojnë zhvillimin e sektorit privat dhe atij publik. Për më tepër, ai është shumë kompetent, me më shumë se shtatë (7) vjet përvojë, në lidhje me hartimin e hulumtimit dhe analizën e të dhënave. Ai gjithashtu ka qenë i angazhuar në Vlerësimin e Projekteve dhe Vlerësimin e Nevojave, Planifikimin dhe Zbatimin e Monitorimit dhe Vlerësimit të Projekteve, dhe Planifikimin e Anketave, Metodologjinë dhe Zbatimin në projekte të ndryshme të financuara nga donatorët. Ai ka përvojë të gjerë si konsulent si për institucione private ashtu edhe për ato publike.
Besnik Livoreka është i angazhuar si konsulent i jashtëm nga Rex Consulting Group. Ai ka një përvojë të gjerë në sistemin tatimor dhe sektorin financiar në Kosovë. Ai ka doktoruar në Financa, Banka dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës.
Dëbora Haxhikadrija, mban pozitën e Hulumtueses se re, në Rex Consulting Group. Ajo është e sapodiplomuar në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit të Mitrovicës dhe fokusohet në hulumtime. Ajo ka përvojë në mbledhjen e të dhënave duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, duke përfshirë intervistat e thelluara. Për më tepër, Dëbora është e përfshirë në një sërë projektesh në kryerjen e hulumtimit mbi dokumentet ekzistuese dhe analizimin e të dhënave të mbledhura, përgatitjen e të gjitha analizave statistikore të të dhënave dhe hartimin e raportit përfundimtar së bashku me menaxherët e projektit.
Ejona Qerimi është menaxhere e punës në terren në REX Consulting Group. Ajo ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik të Maqedonisë së Veriut dhe është në përfundim të studimeve master. Ejona ka mbi katër vjet përvojë në menaxhimin e punës në terren dhe analizën e të dhënave. Në REX Consulting ajo është përgjegjëse për mbikëqyrjen e punës në terren të anketuesve dhe për të siguruar që procesi i intervistimit/anketimit të ecë pa probleme, sipas planit të punës. Gjithashtu, ajo është përgjegjëse për përcaktimin e orarit të anketuesve dhe organizimin e afatit kohor të punës në terren. Për më tepër, në shumë raste ajo i bashkohet anketuesve në punën e tyre, në mënyrë që të veprojë si organ për sigurimin e cilësisë.